Banorët e Orikumit dhe të Radhimës e nisën paqësisht protestën e tyre por pas një ore ata u perplasën me inspektorët e IKMT dhe larguan mjetet e tyre.
Me ndërhyrjen e policisë nuk pati përshkallëzim të konfliktit dhe situata u qetësua brenda 20 minutave.
Protestuesit kërkuan për çdo ndërhyrje dhe projekte të ketë dëgjesë publike me qytetarët.
Banoret gjithashtu kërkuan takime me drejtuesit kryesorë të institucioneve si dhe ndalimin e aksionit të IKMT derisa banorët të njihen plotësisht me projektin e zhvillimit të zonës.
Në proteste u tha që oligarkë të caktuar po grabisin pronat në bregdet./abcnews.al

