Kandidatja Mimi Kodheli, në një intervistë për ABC foli për incidentet e ndodhura një ditë më parë në KZAZ nr.30 në shkollën 9-vjeçare “1Maji” në kryeqytet.
Ajo u shpreh se në këtë KZAZ janë futur persona të paautorizuar dhe për këtë arsye ka kërkuar edhe ndërhyrjen e kryekomisionerit, Ilirjan Celibashi.
Lexo edhe: Incidentet tek shkolla “1 Maji” lihen të lirë të shoqëruarit, rinis numërimi në KZAZ 30
Ndërsa e konsideron një turp këtë ngjarje, Kodheli thotë që ka pasur persona të pautorizuar duke shtuar se kjo çështje duhet të ndiqet nga organet kopetente.
“Nuk di të them se kush është zënë dhe me kë. Por në gjykimin tim besoj që kanë pasur njerëz të pautorizuar dhe kjo ka sjellë edhe skenën që edhe u publikua. Për këtë kërkova ndërhyrje e kreut të KQZ për të verifikuar këtë situatë dhe sot situata është më e qetë. Dhe sot secili ka vëzhguesit e vet”, deklaroi Kodheli.
Koledhi gjithashtu u shpreh se nuk ka nevojë që ky proces të ketë ngarkesa emocionale të tepërta.
E pyetur për ndërprerjen e numërimit të votave, Kodheli tha se lodhja bën punën e saj, ndërsa theksoi se nëse procesi nuk do të kishte ndërhyrjet e panevojshme apo ngadalësimet numërimi do të kishte mbaruar më herët.
“Unë i bëj thirrje kolegëve të mi, të mbajnë larg njerëz të panevojshëm. Ne duhet të largohemi nga tendecat për të vënë në presion njeri-tjetrin kur Shqipëria është një vend shumë i vogël dhe nesër sërish do të jemi përballë njëri-tjetrit”, tha Kodheli.
Më tej Kodheli shtoi: Unë jam në pozicionin që duhet të isha, jam komode dhe e kam pranuar miqësisht këtë gjë. Besoj që do të mund ta thyej herësi, kufirin apo pragun dhe të përfaqësoj PS në Parlamentin shqiptar.
/abcnews.al/