VAU I DEJËS-Tre persona janë shpallur në kërkim, si autorë të dyshuar të atentatit mbrëmjen e së premtes në Bushat të Shkodrës, ku fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Njëri prej tyre, i cili ka qenë duke lëvizur me një motor ka qëlluar me kallashnikov drejt automjetit tip “Audi” që ishte parkuar në anë të rrugës në fshatin Rranxa të Bushatit.
Sipas informacioneve autorët e tjerë kanë qenë në një mjet tip BMË që tashmë është sekuestruar nga policia. Nga konrtrolli I mjetit janë konstatuar shenja plumbash, çka ngriti dyshimet e grupit hetimor se mes tyre ka patur shkëmbim zjarri.
Policia nuk ka mundur ende të identifikojë personin apo personat që kanë qenë në makinë tip “Audi” me targa gjermane. Në vendin ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit grupi hetimor sekuestroi 30 gëzhoja të armëve të ndryshme.
/ abcnews.al