Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shqiptarit nga Kosova Armin Neziri në Gjermani.
Gazeta Express shkuan se ai është një tjetër shqiptar nga Kosova i idenfikuar si Rinor Z i cili ka qëlluar 30-vjeçarin Neziri brenda automjetit të tij “Porsche Cayenne” teksa po udhëtonte me një tjetër makinë “Mercedes Benz”.
Dyshohet se në këtë incident mund të jenë përfshirë më shumë se dy persona. Sipas dëshmitarëve Rinor Z u largua në këmbë pas të shtënave, dhe ka arritur t`i shpëtojë forcave të policisë.
Deri pas mesnatës të së enjtes, policia zhvilloi kontrolle në banesën ku jetonte, por ai është zhdukur së bashku me gruan dhe vajzën e tij. Banorët e zonës thonë se kishin qenë në apartament deri pak para të shtënave ditën e enjte.
“Autori i dyshuar i veprës është akoma i shpejtë”, tha Katrin Söfker, zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik në Hanover të Premten.
Mediat gjermane bëjnë me dije se hetuesit dyshojnë se Rinor Z ndodhet ende në Gjermani, në Hanover apo edhe Langenhagen. /mv.abcnews.al