Javën që lamë pas, institucioni më i rëndësishëm i drejtësisë u bë me kryetar të ri. Klodjan Braho do të drejtojë SPAK-un për tre vitet e ardhshme.
Juristja Brizida Gjikondi tha për Real Story se më parë ka pasur një ngërç mes BKH-së dhe SPAK-ut, por zgjedhja e Joni Ketës në krye të këtij institucioni do të forcojë bashkëpunimin mes tyre. Më tej, Gjikondi theksoi se drejtësia po gjen shtratin e saj dhe se në këtë proces do të ketë konflikte me hallkat e tjera.
” Më përpara ka pasur një ngërç mes BKH-së dhe SPAK-ut, tashmë që Joni Keta është një zgjedhje e tyre, bashkëpunimi do të forcojë punën e SPAK-ut. Joni Keta ishte me pëlqimin e ndërkombëtarëve, Dumanit dhe kreut të ri Brahos. Përplasjen më të madhe emocionale e ka SPAK-u sesa Rama. Një kryeministër që aspiron të hyjë në BE përdor fjalën “patllake”; klima në Shqipëri është e tensionuar dhe nuk duhet t’i fryhet zjarrit.
Një pushtet si drejtësia tani po gjen shtratin e saj dhe do të ketë kështu konfliktesh. Nga një drejtësi inekzistente dhe e emëruar nga politika, kur nis të rritet, fillon të bezdisë. 21 Janari ka marrë drejtim; në të kanë mëkate të gjithë për çfarë ndodhi më pas. ” / abcnews.al /

