Presidenti Ilir Meta foli jashtë presidencës në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për bashkitë pa kryetarë. Meta tha se raporti i tij është me qytetarët dhe jo me partitë politike.
Meta nënvizoi se zgjedhjet tashmë janë mes dy datave 27 shkurt dhe 6 Mars duke shtuar se sot pret informacion nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me Bashkinë e Lushnjes.
“Raporti im në këtë rast është me qytetarët në bashkitë ku aktualisht drejtojnë njerëz të pavotuar. Kam qenë i detyruar. Nuk kisha çfarë prisja më. Ky është interesi i qytetarëve.
Të shikojmë kur do e dekretoj sepse nuk kanë përfunduar procedurat. Janë 6 bashki me raste të ndryshme. Sot do të vijë nga Gjykata Kushtetuese përgjigja përfundimtare për bashkinë e Lushnjes”.
Në fund Meta pati edhe një batutë me gazetarët të cilët i shkarkuan votimin me votë në Kuvend.
A është e habitshme kjo dashamirësi ndaj PS, një parti që ju ka shkarkuar në parlament me vonë?
Shkarkime të tilla paçi të gjithë
/abcnews.al