VIDEO/ Përplasja me Presidentin për Kushtetuesen, PS-ja tërhiqet nga betimi i Arta Vorpsit

schedule13:28 - 6 Shkurt, 2020

schedule 13:28 - 6 Shkurt, 2020

Socialistët janë terhequr nga insistimi për të dërguar Arta Vorpsin në Kushtetuese. Sot në Komisionin e Ligjeve janë bërë ndryshimet ligjore që do t’i hapin rrugë betimeve në rastet kur i bllokon Presidenti.

Socialistët kanë propozuar që në rastet kur Presidenti nuk i thërret gjyqtarët brenda 10 ditësh për tu betuar, atëherë dërgohet betimi me shkrim nga vetë i zgjedhuri. Sakaq, socialistët hoqën nenin sipas të cilit “çdo gjyqtar që nuk është thirrur deri më tani për betim, mund të legalizonte betimin me shkrim”. Ky nen që ishte bërë fiks për të futur Arta Vorpsin në Kushtetuese, tashmë është hequr.

Gazetarja Esiona Konomi shprehet se socialistët janë terhequr nga ky nen pas kritikave nga institucionet ndërkombëtare që monitorojnë Kuvendin.

Kujtojmë se pati një përplasje të fortë mes mazhorancës dhe presidentit për dy emra të anëtareve të Kushtetueses Marsida Xhaferllari dhe Arta Vorpsi. Tashmë për pranimin e tyre do të vendosë vetë gjykata Kushtetuese, kur të jetë formuar trupa e plotë.

Socialistët kanë vendosur të ndryshojnë edhe ligjin për statusin e gjyqtareve dhe prokurorëve. Me ndryshimet e reja ligjore, Inspektori i Lartë të Drejtësisë, Artur Metani duhet t’i dërgojë kërkesë për pezullim KLGJ dhe KLP për prokurorët dhe gjyqtarët që kapën në shkelje të ligjit. Sipas ligjit të ri, vendimi për pezullimin nga detyra duhet të merret brenda 3 ditësh, nga 3 muaj që ishte afati i mëparshëm. /abcnews.al

*Të gjitha zhvillimet nga Kuvendi i përcjell gazetarja e politikës në Abc News, Esiona Konomi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!