Përplasja me policinë, Meta kërcënon sërish

schedule20:16 - 12 Mars, 2021

schedule 20:16 - 12 Mars, 2021

Presidenti Ilir Meta kërcënon qeverinë duke postuar një video nga mitingu i 2 marsit të vitit të kaluar.

Kreu i shtetit i kujton ekzekutivit fuqinë e popullit. Në mesazhin e tij, ai shkruan se kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani.

“Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani. Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka LIRI, aty ka DREJTËSI” shkruan ai.

Paraditen e sotme Ilir Meta u përplas me policinë në zyrat e FRD-së pasi policia bashkiake e Tiranës i kërkoi kësaj force politike që t’i lironte./ Abcnews.al