Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Përplasja me pemën rezulton fatale për 22-vjeçarin shqiptar

schedule19:30 - 5 Tetor, 2019

schedule 19:30 - 5 Tetor, 2019

Një incident i rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës në Modena. Një 22-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi makina tip “Mercedez-Benz” që ai drejtonte u përplas me një pemë.

Plagë të rënda mori edhe një 21-vjeçar italian. Ai u dërgua në një spital në Bolonja me helikopter, ndërsa mediat shkruajnë se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në momentin e aksidentit në makinë ndodhej edhe një rumun 20-vjeçar. Ai mori disa plagë të lehta dhe nuk ndodhet në gjendje serioze për jetën.

Mediat italiane shkruajnë se 22-vjeçari shqiptar banonte në Castelfranco Emilia. Përplasja me pemën ishte aq e fortë saqë i riu humbi jetën direkt. Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.



Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e përplasjes. Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk është përfshirë asnjë mjet tjetër në aksident. Në të njëjtën kohë pritet të vlerësohet nëse viktima, që ishte dhe shoferi i makinës, ishte nën efektin e drogës ose të alkoolit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!