Fitorja ndaj Torino në transfertë i ka rivendosur “zikaltërit” e Inter, në majën e tabelës së Serie A dhe tashmë djemtë e teknikut Simone Inzaghi janë duke menduar për sfidën e së martës mbrëma, në grupet e UEFA Champions League, ndaj Salzburg, mirëpo në rast se te nënkampionët e Evropës ka festë komplet e kundërta ka ndodhur te “demat” e Torino.
Sipas raportimeve më të fundit nga klubi torinez, qendërmbrojtësi belg, Perr Schuurs ka mbetur jashtë për pjesën e mbetur të sezonit, pas një dëmtimi tejet të rëndë në gjurin e majtë, dëmtimi i cili e shtyn 23-vjeçarit të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale, që është programuar për të enjten.
Ndërkaq, testet mjekësore të kryera nga mbrojtësi holandez, i cili doli i përlotur në pjesën e dytë në ndeshjen ndaj Inter pas një kontakti me mesfushorin Nicolo Barella, konfirmuan dëmtimin të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë. /i.m /abcnews.al