Përplasja me armë zjarri pas sherrit për një vajzë në Mamurras, merret vendimi për dy të arrestuarit

schedule17:47 - 25 Shkurt, 2022

schedule 17:47 - 25 Shkurt, 2022

Andi Diva është lënë nën masën e sigurisë burg pa afat në lidhje me përplasjen me armë zjarri pak ditë më parë në Mamurras. Ndërsa për Devis Lleshajn është caktuar masa arrest shtëpie.  ABC mëson se gjyqtari Olti Skame pranoi kërkesën e prokurorisë, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” kryer ne bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ndërsa për dy të arrestuarit e tjerë në lidhje me këtë ngjarje Alban Skonja dhe Gentjan Diva masa e sigurisë do të jepet ditën e shtunë në spitalin e Traumës ku janë shtruar prej ditës së shtunë për shkak se mbetën të plagosur.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së 22 shkurtit në Mamurras. Vëllezërit Kastriot dhe Armando Lleshaj nga Mamurrasi ngacmuan vajzën që ndodhej në shoqërinë e kushërinjve Gentian dhe Andi Diva dhe mikut të tyre Alban Skonja. Dy grupet nisën debatit pranë shinave të trenit. Më pas në qendër të qytetit vëllezërit Lleshaj qëlluan në drejtim të mjetit tip Hundai ku ndodheshin tre personat e tjerë bashkë me vajzë.

Menjëherë 19 vjeçari Andi Diva u kundërpërgjigj me armë. Nga të shtënat u plagosën 39 vjeçari Alban Skonja, nga Durrësi dhe Gentian Diva, 40 vjeç nga Fushë-Mamurrasi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!