Gjendja shëndetësore e dy të plagosurve në ngjarjen e së enjtes në Maliq mbetet e pandryshuar.
Efektivi i policisë, Edison Adri, pas ndërhyrjes kirurgjikale në nofull, është transferuar në repartin e reanimacionit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë, por me parametra jetësorë të qëndrueshëm.
Ndërsa autori i dyshuar, Violand Braçellari, është jashtë rrezikut për jetën.
Të dy të plagosurit po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe vijojnë të mbahen nën monitorimin e stafit shëndetësor./abcnews.al


