Përplasja me armë në Lezhë, Gjykata liron nga burgu ish-kreun e njësisë administrative

schedule09:51 - 6 Tetor, 2022

schedule 09:51 - 6 Tetor, 2022

Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë, Besnik Simoni, i cili u arrestua me datë 2 prill pas një konflikti me armë me një bashkëfshatar të tij, është liruar nga burgu.

Vendimi është marrë këtë të mërkurë nga Gjykata e Lezhës, që la ndaj tij ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Çështja u shqyrtua nga gjyqtari Artan Hajredinaj, ndërsa kërkesa për zëvendësimin e masës ishte bërë nga avokati i 41-vjeçarit.

Ndërkohë me vendimin duket se nuk është pajtuar prokurori Françesk Ganaj, i cili bërë ka ankimim në Gjykaten e Apelit në Shkodër.

Ish-kreu i njësisë administrative Kallmet u arrestua pas konfliktit me armë zjarri me bashkëfshatarin e tij Altin Marku, ku të dy mbetën të plagosur. Altin Marku vijon të jetë në burg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!