Përplasja me armë me djalin e kryeplakut, Gjykata e Vlorës liron efektivin e “Delta Force”

schedule16:50 - 3 Maj, 2022

schedule 16:50 - 3 Maj, 2022

Pesë ditë pasi u përfshi në një konflikt me armë zjarri me Juxhino Aliraj (Todin), Gjykata e Vlorës ka nxjerr sot nga qelia efektivin e “Delta Force” Lisjan Myrtaj. Për të Gjykata ka dhënë detyrim paraqitje, ndërsa Myrtaj ka deklaruar se kishte qëlluar ndaj 24 vjeçarit Juxhin Todi për vetëmbrojtje pasi ai i kishte drejtuar pistoletën. Myrtaj tregon se ngjarja ndodhi poshtë pallati të tij, ku 24 vjeçari kishte shkuar me makinë.

“Më tha, hajde pak tek makina dhe më nxori armën. Makina ishte parkuar në një cep pallati për t’iu fshehur kamerave. Kur u afrova, më nxori pistoletën që e mbushi dhe filloi të më shajë. Në momentin që pistoleta u shkrep, u bllokua apo shkrehu nuk kuptova mirë, nxora armën për vetëmbrojtje. Qëllova nga pjesa e poshtme, brenda rregullave si uniformë policie. Juxhini po tentonte të qëllonte kur po largohej me vrap, qëllova dhe unë disa herë. Nuk u largova nga vendi i ngjarjes, prita patrullat e policisë që të më merrnin dëshminë. Ju shpjegova ngjarjen dhe rrugën nga u largua Juxhin”, ka deklaruar më herët efektivi.

Lexo edhe: “Më tha hajde pak te makina dhe më nxori armën”, zbardhet dëshmia e efektivit në Vlorë: Qëllova për vetëmbrojtje

Efektivi i Delta Forcë Myrtaj është vënë në pranga nga SHÇBA. Myrtaj tha në dëshminë e tij se me 24 vjeçarin Aliraj (djali i kryeplakut të Kaninës) kishin mbyllur problemet që kishte pasur më herët. ABC ka mësuar se grupi hetimor gjeti në vendngjarje 7 gëzhoja të pistoletës së policit. Pas të shtënave me armë 24 vjeçari Juxhin Aliraj u largua nga vendngjarja duke lënë  në makinën e tij vajzën që e shoqëronte. Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim Juxhin Todin, që kishte ndërruar mbiemrin nga Aliraj në Todi.

Lexo edhe: Përplasja me armë në Vlorë për një vajzë, arrestohet punonjësi i policisë

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 29 prilli në lagjen “10 Korriku” në Vlorë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!