Përplasja me Arabinë Saudite, një dobësi e re në strategjinë amerikane

schedule09:49 - 21 Tetor, 2022

schedule 09:49 - 21 Tetor, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

“Ne jemi të gjithë semitë,” u përgjigj ministri saudit i punëve të jashtme, pasi Presidenti Richard Nixon e informoi atë se ndërsa i dërguari i tij, Henry Kissinger, ishte hebre, “një hebre-amerikan mund të jetë një amerikan i mirë”.

Kissinger ishte i zemëruar me presidentin, por ishte i kënaqur që sauditët nuk përmendën naftën gjatë atij takimi në Shtëpinë e Bardhë në tetor 1973, ndërsa lufta arabo-izraelite ishte ndezur.

Sipas “The Prize”, nga Daniel Yergin, Kissinger arriti në përfundimin se arabët nuk kishin gjasa të përdornin naftën si armë kundër Amerikës, pavarësisht nga mbështetja e saj për Izraelin.

Por brenda tre ditësh, Arabia Saudite kishte ndaluar dërgimin e naftës në Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera arabe po ndiqnin shembullin. Semitë apo jo, udhëheqësit amerikanë duket se janë të destinuar të tërhiqen nga Arabia Saudite.

Burimi i fundit i shqetësimit i amerikanëve është vendimi në fillim të këtij muaji nga OPEC+, një grup vendesh prodhuese të naftës të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Rusia, për të ulur prodhimin, gjoja për të parandaluar një rënie të çmimit të naftës.

Joe Biden planifikon të “rivlerësojë” partneritetin, sipas ndihmësve të tij.

Aleanca 80-vjeçare midis Arabisë Saudite dhe Amerikës nuk është në rrezik, të paktën në të ardhmen e afërt.

Interesat e përbashkëta për sigurinë dhe çmimet e qëndrueshme të energjisë do t’i mbajnë të bashkuar tani për tani, si pas sulmeve të 11 shtatorit, kur shumica e terroristëve u vërtetuan se ishin sauditë. Megjithatë, kjo situatë është ndryshe, pjesërisht për arsye që nxjerrin në pah një dobësi të rrezikshme amerikane në çështjet botërore.

Biden premtoi në fushatën e tij se do ta trajtonte Arabinë Saudite si “të pabesë, ashtu siç ata janë”. Duke zhvilluar luftë të tmerrshme në Jemen, sipas inteligjencës amerikane, princi i kurorës i Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, ka rritur kontradiktat në politikën e jashtme të Amerikës.

Ai donte të vinte theks të ri te të drejtat e njeriut dhe demokracisë. Pastaj pandemia u zbeh dhe filloi lufta në Ukrainë dhe çmimet e benzinës u rritën. Pas shumë debatesh brenda administratës së tij, Biden vendosi të udhëtojë në Arabinë Saudite, ku u takua me princin e kurorës.

Biden më vonë përmendi vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi. Kjo e provokoi Arabinë Saudite duke detyruar princin të vinte në dukje abuzimet e amerikanëve ndaj të burgosurve irakianë në Abu Ghraib, raporton abcnews.al.

Megjithatë, marrëdhënia duket se është kthyer në rrugën e duhur.

Më pas ndodhi ulja e prodhimit dhe frika për një rritje të çmimit të naftës që do të përfitonte Rusia dhe gjithashtu do të shqetësonte votuesit amerikanë pak para zgjedhjeve afatmesme.

“Ishte një shuplakë në fytyrë,” tha Përfaqësuesi Ro Khanna, një demokrat nga Kalifornia.

Khanna ka paraqitur një projekt-ligj për të ndaluar shitjet e armëve në Arabinë Saudite. Senatori Dick Durbin i Illinois, ka bërë thirrje që Departamenti i Drejtësisë të padisë anëtarët e OPEC-ut për shkelje të besimit.

Khanna vëren se brezi në rritje i udhëheqësve të Kongresit ka pak përvojë  si një partner i besueshëm. Sauditët, paralajmëron ai, po rrezikojnë marrëdhëniet në një afat më të gjatë.

Megjithatë për momentin vetëm demokratët duket se janë të mërzitur me sauditët. Republikanët janë të mërzitur me Biden. Arsyeja është se Arabia Saudite zbuloi se administrata e Biden kishte kërkuar shtyrjen e reduktimit të naftës të paktën për një muaj.

Zyrtarët e administratës së Biden insistuan se po u kërkonin sauditëve të prisnin për të parë nëse çmimi i naftës do të shënonte vërtet rënie. Por një vonesë do të kishte shmangur gjithashtu rrezikun e rritjes së çmimit përpara se votuesit të shkonin në qendrat e votimit, raporton abcnews.al.

Përfaqësuesja Elise Stefanik e Nju Jorkut, republikanja e rendit të tretë në Dhomën e Përfaqësuesve, tha për New York Post se ku vendim ishte “një veprim i jashtëzakonshëm, i papërshtatshëm dhe i paligjshëm nga presidenti”.

Ajo sugjeroi se republikanët mund të përpiqen ta fajësojnë atë për këtë. Demokratët besojnë se sauditët janë ata që po luajnë politikë, për të kthyer republikanët në pushtet.

Donald Trump bëri vizitën e parë jashtë shtetit gjatë presidencës së tij në Arabinë Saudite dhe mbrojti Princin Muhamed. Dhëndri i Trump, Jared Kushner, kishte një marrëdhëinie të mirë Princin Muhamed dhe pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë siguroi një investim prej 2 miliardë dollarësh nga sauditët për firmën e tij të investimeve.

Loja amerikane

Lindja e Mesme ka qenë prej kohësh një terren për teoritë konspirative. Amerika është bërë gjithashtu e tillë. Kjo nuk do të thotë se dyshimet janë të gabuara. Ndoshta të gjithë po luajnë politikë. Ose ndoshta, siç ndodh shpesh në jetë, motivet janë aq të ndryshme sa që edhe vetë lojtarët nuk mund t’i ndajnë ato.

Princi Muhamed u zemërua edhe më shumë nga vizita e Biden, raportoi Wall Street Journal.

Por Arabia Saudite ka interesat e veta komplekse dhe ai mund ta ketë parë uljen e prodhimit në kontekstin jo të politikës amerikane apo të luftës në Ukrainë, por të programit të tij të shtrenjtë të investimeve në vend.

Ajo që duket e qartë është se, pavarësisht nëse Arabia Saudite luan me një parti politike kundër tjetrës apo jo, kjo po trajtohet si një lojë fëmijësh.

Nëse kundërshtari i njërës palë mund të bëhet kaq lehtë mik i palës tjetër, Amerika ka zhvilluar një dobësi të re strategjike, e cila do të shfaqë mungesën e besueshmërisë në të ardhmen në skenën botërore.

Si kryeministër i Izraelit, Binyamin Netanyahu rrezikoi mbështetjen dypartiake për objektivat e tij duke bërë fushatë kundër marrëveshjes bërthamore të Barack Obamës me Iranin.

Netanyahu mori atë që donte nga Trump, vetëm për të parë Biden të përpiqej të rikthente marrëveshjen. Këto do të jenë çmim për politikën e  jashtme të Amerikës. Kjo nuk është në interesin e askujt, përveç armiqve të vërtetë të demokracisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!