Analisti Roland Lami i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News thotë se drejtësia po përplaset me qeverinë, lidhur me pezullimin e z.kryeministres, njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Sipas Lamit, ky episod tregon se drejtësia po operon e pavarur nga ekzekutivi, duke nxjerrë në pah jo vetëm ndarjen e pushteteve, por edhe sfidat e kontrollit të tyre të ndërsjellë.
Ai paralajmëroi se vendime të tilla mund të krijojnë precedentë të rrezikshëm për mënyrën se si trajtohen deputetët dhe ministrat në raport me drejtësinë, duke rrezikuar balancat institucionale.
“Përplasja mes gjykatës dhe ekzekutivit, tregon që drejtësia nuk është e kapur nga qeveria. Kjo na tregon që pushtetet janë të ndara, por duhet të jenë edhe të kontrollueshëm. Në rastin e Berishës ku u vendos detyrim paraqitje, kemi një vendim nga Gjykata Kushtetuese që nuk e konsideron si një masë, por si vetëm “detyrim paraqitje”. Gjykata Kushtetuese i konsideron veten në kufizim lirie, ky është precedenti i parë që ka krijuar gjykata. Ky precedent i heq mundësi çdo deputeti që t’i drejtohet Gjykata Kushtetuese që i kërkon detyrim paraqitje çdo deputeti tjetër.
A mos jemi vallë në kushtet që Gjykata Kushtetuese do legjitimojë vendimin e gjykatës, duke krijuar precedentin për çdo deputeti dhe ministri, duke ndërhyrë në ndarjen e pushteteve. Nëse krijojmë këto lloj precenti, që komandohet nga një forcë e jashtme, unë gjykoj nëse jemi në këto lloj projektesh unë gjykoj që nuk jemi në “check and balance”, por në një lloj projekti tjetër që hajde t’ia gjejmë emrin”, tha Lami.


