Përplasja e trenave/ KE: Ekspertët do të udhëtojnë së shpejti në Athinë për modernizimin e rrjetit hekurudhor

schedule15:47 - 6 Mars, 2023

schedule 15:47 - 6 Mars, 2023

“Ne jemi të hapur dhe të gatshëm të bashkëpunojmë me autoritetet greke në të gjitha nivelet siç kërkohet, në mënyrë që të ofrojmë mbështetjen tonë aty ku është e nevojshme.”

Kështu ka deklaruar zëvendës përfaqësuesja e Komisionit Europian, Dana Spinan, gjatë konferencës për shtyp të Komisionit në Bruksel.

Dana Spinan raportoi se Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin grek në mëngjes, gjatë së cilës u diskutua vullneti i të dyja palëve për të bashkëpunuar për modernizimin dhe përmirësimin e sigurisë hekurudhore në Greqi.

Në këtë kontekst, një grup ekspertësh nga Komisioni Europian dhe Agjencia Evropiane e Hekurudhave (ERA) do të udhëtojnë në Athinë, brenda javës, për të ofruar këshilla, mbështetje dhe ekspertizën mbi modernizimin dhe sigurinë e hekurudhave,”, tha përfaqësuesja e Komisionit.

E pyetur ” nëse autoritetet greke i kanë paraqitur një kërkesë Organizatës Europiane të Hekurudhave për mbështetjen e saj në hetimin e aksidentit tragjik në Tempe “, një tjetër përfaqësues i Komisionit, Stephan De Kersmaeker, u përgjigj se kjo çështje u diskutua gjatë bisedës telefonike mes presidentes të Komisionit dhe kryeministrit grek.

“Ne jemi gati të ndihmojmë autoritetet greke në këtë dhe një mision do të dërgohet në Athinë me ekspertë nga ERA dhe Komisioni ,” shtoi ai.

Nga ana e saj, Dana Spinan u përgjigj se Komisioni nuk është në gjendje të japë detaje për ndonjë kontakt të drejtpërdrejtë mes autoriteteve greke dhe ERA-s.

“Ajo që mund t’ju them është se në bisedën telefonike mes Presidentit të Komisionit dhe kryeministrit grek mëngjesin e sotëm, u diskutua ideja për të shkuar në Athinë së bashku me ekspertë të ERA-s”, theksoi ajo.

Sipas informacionit të komunikuar nga autoritetet greke shërbimeve të Komisionit në janar 2023, Sistemi Europian i Sinjalizimit dhe Menaxhimit të Trafikut (ETCS) është në ndërtim e sipër dhe pritet të përfundojë brenda këtij viti.

/abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!