Abc News ka siguruar pamjet e aksidentit të shumëfishtë që ndodhi pasditen e të premtes në Durrës.
Një makinë me shpejtësi të lartë ndërsa përshkon rrugën në zonën e ish Kënetës godet një biçikletë dhe një motomjet.
Si pasojë e aksidentit sipas policisë biçiklisti 50 vjeç humbi jetën.
Pas përplasjes makina humb kontrollin, devijon nga rruga, hipën mbi trafikndarëse dhe kthehet duke goditur murin e një gomisterie dhe një tjetër automjet të parkuar aty pranë.
Në makinën që lëvizte me shpejtësi përveç shoferit ishte dhe një pasagjer.
Të dy siç duken në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë nuk kanë pësuar dëmtime.
Shoferi i tronditur del nga makina dhe futet në gomisteri.
Sipas policisë më pas ai është larguar nga vendi I ngjarjes dhe po vijon puna për kapjen e tij./abcnews.al