Pilotët e avionit të Pakistan International Airlines që u përplas muajin e shkruar u shpërqendruan nga një bisedë rreth koronavirusit. Si pasojë e kësaj përplasjeje humbën jetën 97 persona, njoftoi ditën e sotme një ministër.
Airbus A320 po fluturonte nga Lahore për në Karachi më 22 maj kur u rrëzua në një zonë rezidenciale ndërsa përpiqej që të ulej në aeroportin ndërkombëtar Jinnah.
Një raport fillestar për katastrofën, i lëshuar të mërkurën, thotë se pilotët dhe kontrolli i trafikut ajror ishin fajtorë për përplasjen, sepse nuk kanë ndjekur protokollin.
Ndërsa fliste për detajet e zbuluara në parlament, ministri i aviacionit të Pakistanit, Ghulam Sarëar Khan, tha se avioni ishte “100% i përshtatshëm për të fluturuar” dhe nuk kishte asnjë problem teknik.
“Piloti dhe bashkë-pilot nuk ishin të përqendruar dhe gjatë gjithë bisedës bëhej fjalë për koronavirusin,” tha Khan, duke shtuar se familjet e tyre ishin prekur nga Covid-19.
Rrëzimi ndodhi vetëm disa ditë pasi Pakistani filloi të lejojë fluturimet komerciale me lehtësimin e masave kufizuese. Pakistani deri më tani numëron 190,000 të infektuar me koronavirus dhe 3,755 viktima. /abcnews.al/