Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë kaosin e përjetuar: Gjithçka e mbuluar me tym si në ferr

schedule19:14 - 2 Janar, 2024

schedule 19:14 - 2 Janar, 2024

Detaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokyo. Airbus A350 me 379 persona u përplas me një aeroplan të dytë gjatë uljes në Tokio.

Më pas u përhap tymi ndërsa avioni kaloi me shpejtësi përgjatë pistës në flakë.

Si pasojë, pasagjerët u përpoqën të iknin nga kabina e mbushur me tym, për të shpëtuar jetën e tyre.

Ndërkohë, pasagjerët në bordin e aeroplanit të dytë, një avion më i vogël i rojes bregdetare për t’u ofruar ndihmë viktimave të tërmetit, nuk ishin aq me fat. Pesë kanë humbur jetën dhe piloti është plagosur rëndë.

Hetuesit po përmbledhin se çfarë ndodhi në orën 17:47 me orën lokale (08:47 GMT) në aeroportin Haneda dhe pse dy avionë mund të ishin në pistë në të njëjtën kohë.

Videot dhe deklaratat e pasagjerëve paraqesin një pamje të terrorit prej disa minutash që kishin përjetuar.

Suedezi Anton Deibe, 17 vjeç, një pasagjer rrëfeu: “E gjithë kabina u mbush me tym brenda pak minutash. Tymi në kabinë ishte si në ferr. U hodhëm përtokë, pastaj u hapën dyert e emergjencës dhe u hodhëm në to. Ne nuk e kishim idenë se ku po shkonim, kështu që dolëm me vrap në fushë. Ishte kaos.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!