Përplasi për vdekje turisten italiane, arrestohet drejtuesi i mjetit në Sarandë

schedule16:58 - 25 Gusht, 2018

schedule 16:58 - 25 Gusht, 2018

Drejtuesi i makinës në aksidentin me pasojë vdekjen e turistes italiane u arrestua.

Ai është Fatmir Rumani, 52 vjeç, nga Saranda. Sipas policisë, të premten në rrugën Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor” Rumani duke drejtuar automjetin tip “Ford” është përplasur me motomjetin tip “Piaggio” me drejtues një italian 63 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, duke marrë mjekim më të specializuar.

Si pasojë e kësaj përplasjeje ka humbur jetën shtetësia italiane 64 vjeçe, e cila ishte pasagjere në motor. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./abcnews.al