Policia ka dhënë detaje nga aksidenti rrugor i ndodhur mbrëmjen e djeshme në sheshin “Gensher” në Elbasan.
Sipas policisë një 20-vjeçar me iniciale SH.B ka marrë me qira një makinë tip “BMW”, dhe gjatë qarkullimit në qytet ka përplasur një këmbësor.
Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.
“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
Sh.B., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbremjen e djeshme te sheshi “Gensher”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip BMW të marrë me qera ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D.Gj., 57 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ështe larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij”, njofton policia./abcnews.al