Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili përplasi për vdekje një drejtues motori. Njoftohet se i arrestuari është 30-vjeçari E. P., i cili ditën e djeshme ka përplasur A. Gj., që ishte duke udhëtuar me motor.
Për pasojë, ky i fundit ka humbur jetën, ndërsa pasagjerja që kishte në motor, L. Gj., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, policia në Tiranë, ka arrestuar një 42-vjeçar i cili ka shkelur vendimin e gjykatës dhe ka dhunuar motrën e tij. E. Dh., në kundërshtim me vendimin e gjykatës që e kishte pajisur me urdhër-mbrojtjeje motrën e tij, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Ndërsa, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin F. Sh., 39 vjeç, pasi në rrugën “Llazi Miho”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.56 mg/l.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. s.b/abcnews.al/