Përplasi për vdekje 8-vjeçarin në Durrës, vihet në pranga drejtuesi i mjetit

schedule18:27 - 25 Maj, 2020

schedule 18:27 - 25 Maj, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një 66-vjeçar ka përplasur me furgon një fëmijë 8-vjeçar.

Njoftohet se drejtuesi i mjetit furgon Q.N, banues në Sukth, ditën e sotme rreth orës 16:05 ka aksidentuar 8-vjeçarin G.G, i cili kishte qenë duke lëvizur me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur në fshatin Jubë, për fat të keq fëmija ka ndërruar jetë. Policia njofton se 66-vjeçari që po drejtonte mjetin është vënë në pranga në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth.

Ky shtetas  më datë 25.05.2020, rreth orës 16:05, në fshatin Jubë, Durrës, duke drejtuar mjetin fugon, ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin  G.G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e  për pasojë fëmija  ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /abcnews.al/