Një aksident me vdekje ka ndodhur gjatë natës në Kavajë, ndërsa policia ka arrestuar shoferin.
Sipas bluve aksidenti ka ndodhur në orën 01:50, ndërsa viktima është një 45 vjeçar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. S., 62 vjeç, pasi ditën e sotme, në orën 01:50, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas rreth 45 vjeç, ende të paidentifikuar”, njofton policia.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe se kush e ka pasur fajin. Abcnews.al ka raportuar gjatë ditëve të fundit shtimin e aksidenteve të rënda me pasojë edhe vdekjen e qytetarëve për shkak të moszbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
/abcnews.al