Përplasi një makinë dhe la të vdekur një grua, policia: Shoferi i “Audi-t” ishte “tapë” në alkool

schedule11:28 - 6 Nëntor, 2021

schedule 11:28 - 6 Nëntor, 2021

Është arrestuar 31-vjeçari i cili akuzohet se mbrëmjen e djeshme shkaktoi një aksident, ku si pasojë humbi jetën një grua.

Raportohet se 31-vjeçari i arrestuari e ngiste makinën e tij tip “Audi” në gjendje të dehur.

Si pasojë ai është përplasur me një makinë tip “Volksuagen” me drejtues P. Çangu dhe pasagjere bashkëshorten e tij, Xhume Çangu e cila ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

“A. Ç., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi” në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Volkzvagen” me drejtues shtetasin P. Ç., si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit P. Ç., 68 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka gjetur vdekjen bashkëshortja e tij, shtetësja Xh. Ç., 67 vjeç.”
/abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!