Përplasi me makinë një grua, pranga 58-vjeçarit në Fier

schedule14:38 - 3 Korrik, 2024

schedule 14:38 - 3 Korrik, 2024

Një 58-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në Fier, pasi është përshirë në një aksident.

Uniformat blu bëjnë me dije se 58-vjeçari, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një 66-vjeçare. E lënduara ndodhet në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

“Policia Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin 58 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen 66 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore, në spital.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al