Ditën e sotme një 23 vjeçare ka përplasur një këmbësor në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 të këtij qyteti ku këmbësori 61 vjeçar është nisur drejt spitalit ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia po punon për zbardhjen e aksidentit.
Njoftim policie
Rreth orës 15:00: në lagjen nr. 13 Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen D. Sh., 23 vjeçe, ka përplasur këmbësorin shtetasin S. B., 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve:
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al/