Përplasi me “G Class” një familje dhe u arratis, kush është “bosi” i skeduar nga Anglia si trafikant droge

schedule14:23 - 8 Maj, 2022

schedule 14:23 - 8 Maj, 2022

Ajas Sulejmani, 39 vjeçari që shkaktoi aksidentin e rëndë në rrugën e Kavajës në Tiranë dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes ka qenë në kërkim nga Anglia për trafik droge.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e kësaj të diele te rruga e Kavajës. Një çift bashkëshortësh Vilma dhe Arjan Konomi dhe fëmija e tyre 3 muajsh u përplasën nga Sulejmani teksa po kalonin rrugën te vijat e bardha. Sipas asaj që njoftoi policia, ata janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

https://youtu.be/0RVrZRU3Q1w

Ndërkohë që 39 vjeçari braktisi makinën dhe u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Abc mëson se disa minuta pas ngjarjes së rëndë është vënë në pranga i afërmi i shoferit i cili ishte bashkë me të në makinë kur ndodhi aksidenti.

Siç shfaqet edhe në këto pamje, në rrugë vazhdon të qëndrojë ende karroca në të cilën ka qenë fëmija i vogël.

/abcnews.al