Përplasi makinën me portat e Downing Street, lirohet autori

schedule13:14 - 27 Maj, 2023

schedule 13:14 - 27 Maj, 2023

Policia e Londrës njoftoi sot, se personi i cili u arrestua pas një aksidenti me makinë në portat e Downing Street, shtëpia e zyrës dhe rezidencës së kryeministrit britanik Rishi Sunak, është liruar në pritje të hetimeve të mëtejshme.

43-vjeçari u arrestua të enjten nën dyshimin për dëmtim kriminal dhe drejtim të rrezikshëm pas incidentit, për të cilin policia tha se rasti nuk po trajtohej si “i lidhur me terrorin”.

Megjithatë, autoritetet thanë se oficerët kundër-terrorizmit  janë përfshirë në hetim.

Policia rrethoi zonën përreth Downing Street pasditen e së enjtes pasi një automjet iu afrua portës me shpejtësi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!