Përplasi dy efektivët e forcave “Shqiponja” në Sarandë, procedohet shtetasi italian i alkoolizuar

schedule12:01 - 26 Gusht, 2023

schedule 12:01 - 26 Gusht, 2023

Shtetasi italian që aksidentoi dy efektivët e forcave “Shqiponjave” që ishin duke lëvizur me motor në orët e para të mëngjesit të sotëm është proceduar penalisht.

Pas kontrolleve, ai është gjetur i dehur në një masë jo të lartë alkooli.

Dy efektivët e lënduar janë Ronaldo Cahani dhe Adrian Meta, ky i fundit do të futet në sallën e operacionit pasi ka marrë dëmtime në dorë, ndër Cahani ka dalë nga spitali, pasi ka pasur dëmtime të lehta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!