Përplasi çiftin e pushuesve me gomone në Jalë, gjykata nxjerr nga burgu 37-vjeçarin

schedule10:06 - 20 Korrik, 2022

schedule 10:06 - 20 Korrik, 2022

Gjykata e Vlores ka përcaktuar masën e sigurisë ndaj Gjergj Priftulit, i cili goditi me gomone dy pushues në plazhin e Jalës më 16 korrik.

Lexo edhe: Përplasi çiftin e pushuesve me gomone në bregdetin e Jalës, arrestohet 37-vjeçari

Për 37-vjeçarin është dhënë masa “Arrest shtëpie”, ndërsa seanca u drejtua nga gjyqtar Hektor Sinanaj ndërsa prokurore ishte Erida Visoci.

Gjergji Priftuli , dyshohet humbi kontrollin dhe ka dalë në breg të detit duke dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeçe,.

31-vjeçari pësoi dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza gërvishtje të lehta. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!