Një 49-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Fier – Ballsh në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”.
Policia bën të ditur se viktima me iniciale S.B. u përplas nga një makinë tip “Ford” që drejtohej nga 46-vjeçari J.F. Ky i fundit u arrestua në flagrancë nga policia.
46-vjeçari që aksidentoi për vdekje këmbësoren akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: J.F, 46 vjeç, banues në Patos. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen këmbësore S.B, 49 vjeçe, banuese në Lalar, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al