Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Përplaset për vdekje këmbësori/ Krujë, shoqërohet në komisariat drejtuesi 19 vjeçar

schedule19:15 - 16 Dhjetor, 2025

schedule 19:15 - 16 Dhjetor, 2025

Një aksident me pasojë vdekjen u regjistruar mbrëmjen e së martës, në aksin rrugor Tapizë–Fushë Krujë, pranë zonës së Niklës. Automjeti tip Audi që drejtohej nga 19-vjeçari Kleo Malja rreth orës 18:45 ka përplasur një 62-vjeçar,  cili humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Viktima i i identifikuar si Nazif Zeneli, banor i zonës po tentonte të kalonte rrugën kur është përplasur nga automjeti. Policia ka dyshime se i riu po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

I riu që drejtonte Audin është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!