Një autobus me turistë rusë dhe bjellorusë është përfshirë në një aksident pranë resortit Manavgat në Antalia, Turqi. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shoferi, ndërsa janë plagosur 20 prej tyre.
Turistët sapo kishin përfunduar pushimet në resortin Alanya dhe ishin nisur për në aeroport kur ndodhi aksidenti në orët e para të mëngjesit. Autobusi u përplas me një shtyllë betoni, duke bërë që autobusi të dalë nga rruga.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al