Rreth 30 persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Vragoli.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion e një makinë me targa vendore.
“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje. Si pasojë e aksidentit janë rreth 30 persona që kanë pësuar lëndime”, thanë nga Policia e Kosovës.
Autoritetet e rendit njoftuan se në vendin e ngjarjes janë thirrur edhe ekipet mjekësore, por nuk dhanë më shumë detaje për gjendjen shëndetësore të të lënduarve. /REL