Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e së hënës te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës. Policia njofton se një automjet tip “Benz”, një “Skoda” dhe një kamion “Volvo” janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur rëndë tre të tjerë.
I vdekur ka mbetur drejtuesi 32 vjeçar i “Skoda-s”, i identifikuar si Gëzim Rizani dhe të plagosur janë tre pasagjerët, të cilët janë transportuar për në spital. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al