Një aksident është regjistruar këtë të martë në superdradën Lezhë-Shkodër. Katër persona kanë mbetur të plagosur.
Ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Një automjet ka përfunduar në kanal si pasojë e përplasjes së fortë. Një person u raportohet se mbeti i bllokuar në automjet, për gati 60 minuta dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur daljen e tij.
/abcnews.al/