Përplasen sërish dy avionë në Japoni, incidenti i dytë në pak javë

schedule11:53 - 16 Janar, 2024

schedule 11:53 - 16 Janar, 2024

Një avion i Korean Air Lines u përplas me një avion të Cathay Pacific Airways në aeroportin New Chitose në ishullin verior të Japonisë Hokkaido. Sipas informacioneve, përplasja mes dy avionëve ka ndodhur në pistë.

Ky është incidenti i dytë në një aeroport japonez brenda pak javësh. Aksidenti ndodhi teksa avioni i Korean Air po përgatitej për ngritje, tha një zyrtar i linjës ajrore.

Në avionin Korean Air ndodheshin 289 pasagjerë, por nuk raportohet për të lënduar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!