Një tjetër incident ndodhi në Japoni, në aeroportin Itami të Osakës. Dy avionë të All Nippon Airways u përplasën me krahët e tyre teksa ishin në pistën e aeroportit, duke rezultuar në pezullimin e dhjetë fluturimeve.
Nuk raportohet për të lënduar në mesin e pasagjerëve dhe ekuipazhit të avionit.
Sipas raporteve fillestare, një avion, me 69 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit, po përgatitej për ngritje, kur krahu i tij i djathtë u përplas me atë të një avioni tjetër të së njëjtës kompani, me 65 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit, i cili sapo ishte ulur.
All Nippon Airways ka nisur menjëherë hetimet për shkakun e incidentit.
/abcnews.al