“Përplasen” mbështetësit e Bashës dhe Berishës në Fier, nga protesta te ovacionet, policia merr masa

schedule11:50 - 16 Janar, 2022

schedule 11:50 - 16 Janar, 2022

Policia e Fierit ka marrë masa për të ruajtur qetësinë për shkak se disa mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur në protestë kundër vizitës së kryedemokratit Lulzim Basha. Siç shihet nga videot e abcnews.al në një kohë ka mbërritur Basha, nga njëra anë është pritur me ovacione nga përkrahësit e tij, kurse në anën tjetër ndodheshin mbështetësit e Berishës me pankarta në duar. 

Lexo edhe: Basha sot në Fier, mbështetësit e Berishës e presin me pankarta “non grata”

Për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm mes 2 palëve, një numër i konsiderueshëm efektivësh ndodheshin pranë protestuesve.

Lexo edhe: Mbështetësit e Berishës e pritën me protestë, përkrahësit e Bashës i “sfidojnë”

Ky është takimi i parë i Basha me mbështetësit pas protestës së 8 Janarit. Nga ana tjetër në të njëjtën ditë dhe orë ish-kryeministri Sali Berisha dhe grupi i rithemelimit të partisë demokratike kanë përzgjedhur 2 simbolika për të zhvilluar takimin me demokratët e Shkodrës. 32 vjetorin e demostratës së parë dhe 31 vjetorin e themelimit të degës së partisë demokratike. Pjesën më të madhe të fjalimit ia dedikoi kryeministrit Rama për të cilin tha se kontrollon më shumë pushtete se diktatori i fundit Ramiz Alia, së fundmi ka vendosur në kontroll të plotë ish kreun e opozitës dhe pluralizmin politik .

Pas protestës së dhunshme më 8 janar në selinë blu, Basha mori masa ndëshkuese ndaj të 28 anëtarëve të Komisionit të Rithemelit të PD. Përveç Berishës, përjashtimi i menjëhershëm nga PD, prek dhe 8 emra të tjerë, mes të cilëve edhe ish presidentin Bujar Nishani apo dhe tre deputetët Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Albana Vokshi. Ndërsa për 19 të tjerë, është vendosur pezullimi i menjëhershëm nga anëtarësia si dhe nga funksionet e tjera në parti. Pas vendimeve me dorë të hekurt ndaj “kundërshtarëve” brenda partisë, Basha ka marrë dhe disa vendime të rëndësishme dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Përveç ndryshimeve të ardhur si pasojë e asaj që ndodhi më 8 janar, me vendim të Bashës drejtimi i Grupit Parlamentar i ka kaluar Enkelejd Alibeaj, duke hequr kështu nga detyra Alfred Rushajn. Lajmin u bë i ditur nga Basha në një mbledhje të Këshillit Kombëtar, ku zoti Rushaj nuk ishte i pranishëm. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!