Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në aksin Mamurras-Thumanë. Për pasojë, i plagosur ka mbetur drejtuesi i një prej automjeteve. Ngjarja ka ndodhur pranë Thumanës ndërsa i plagosuri është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës.
Në vendngjarje ndodhet policia grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë, rruga është bllokuar dhe lëvizja po kryet me vështirësi për shkak të aksidentit. /abcnews.al/