VIDEO/ Përplasen gjashtë automjete në “Rrugën e Kombit”, dy të lënduar

schedule07:46 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 07:46 - 11 Dhjetor, 2023

SHQIPËRI- Mëngjesin e kësaj të hënë, në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Blinisht janë përplasur 6 automjete.

Sipas policisë, si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale dhe janë lënduar lehtë dy persona.

ABC News ka siguruar pamje nga vendngjarja, ku shihen makinat e dëmtuar si pasojë e përplasjes me njëra tjetrën dhe me pjesët ndarëse të rrugës.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident./abcnews.al