54 persona mbetën të plagosur pasi dy trena u përplasën në afërsi të stacionit qëndror në Salzburg të Austrisë. Bilanci është konfirmuar nga autoritetet vendase që saktësojnë se asnjë nga të plagosurit nuk është në gjendje të rëndë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 4:45 të mëngjesit të së premtes. Dy trena, një nga Venecia dhe një nga Zyrihu, u përplasën me ndërsa po udhëtonin me shpejtësi rreth 25 kilometra në orë. Menjëherë në vendngjarje mberritën shumë ambulanca dhe forcat e rendit.
Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin trajtimin e nevojshëm. Ndërsa autoritetet kanë hapur dhe një hetim për të zbuluar shkaqet e incidentit. Dyshimet e para janë për një mosfunksionim të pikave të ndarjes së shinave./abcnews.al

