Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasen dy trena në Kroaci, raportohet për viktima

schedule08:19 - 10 Shtator, 2022

schedule 08:19 - 10 Shtator, 2022

Një tren mallrash dhe udhëtarësh u përplasën në afërsi të Novskës së Kroacisë. Siç mëson jozyrtarisht media kroate, treni i pasagjerëve ka kaluar në semafor të kuq dhe ka goditur një tren mallrash, i cili ishte i ndaluar.

Sipas informacioneve, kanë mbetur të vdekur 3 persona dhe  11 të plagosur.

“Rreth orës 21:35 është marrë njoftim se një tren pasagjerësh ka goditur një tren mallrash të ndalur në qytetin e Rajicit. Të gjitha shërbimet emergjente janë në terren dhe po u ndihmojnë të lënduarve”, njofton PU i Sisak-Moslavinë.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic raportohet se ka dalë në vendin e ngjarjes pasi ka marrë informatën rreth aksidentit mes dy trenave.

Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!