Të paktën 2 persona kanë humbur jetën për shkak të përplasjes së dy trenave në Karolinën e Jugut në Shtetet e Bashkuara. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet lokale. Gjithashtu mësohet se mbi 70 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Një tren, i cili po transportonte 147 persona në bord, është përplasur me një tren mallrash në linjën Nju Jork-Majemi. Menjëherë në vendngjarje mbërriten ambulanca të shumta dhe ekipe mjekësore për t’iu ardhur në ndihmë të plagosurve.
Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e kësaj tragjedie. Ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim. Dyshimet e para janë për një gabim teknik në ndryshimin e linjave./abcnews.al