Të paktën 50 njerëz u vranë dhe 300 u shtruan në spital në Indi pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat dhe u përplas me një tren mallrash në rrethin Balasore të Odishës të premten.
Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në vend dhe “e gjithë ndihma e mundshme” po u jepet të prekurve, tha kryeministri i Indisë Narendra Modi në një postim në Twitter.
Gati 50 ambulanca u dërguan në vendngjarje në rrethin Balasore. Besohet se disa vagona dolën nga shinat rreth orës 19:00 me orën lokale, me disa vagona që përfunduan në rrugën e kundërt.
Më pas, një tjetër tren dyshohet të ketë goditur vagonët e përmbysur. Disa pasagjerë të mbijetuar u panë duke nxituar për të ndihmuar të bllokuarit./abcnews.al