Video/ Aksident i shumëfishtë në Pogradec, disa të lënduar

schedule15:06 - 1 Prill, 2023

schedule 15:06 - 1 Prill, 2023

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Pogradec.

ABC News mëson se aksidenti ka ndodhur në aksin nacional Pogradec – Lin, në afërsi të Pojskës. Nga video e siguruar shikohet se pjesë e aksidentit jane bërë disa makina, mes tyre një furgon mallrash që transportonte fruta dhe perime.

Paraprakisht dyshohet se ka të dëmtuar, nga përplasja e automjeteve, por nuk ka të dhëna për numrin e tyre.

Ndërkohë ambulanca, zjarrfikësja dhe policia drejt vendit të ngjarjes./abcnews.al