Përplasen dy makina në Tiranë, plagoset kalimtari

schedule23:53 - 17 Shtator, 2021

schedule 23:53 - 17 Shtator, 2021

Një kalimtar është plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës  22:50 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në aksident janë përfshirë dy makina, njëri drejtues me inicialet E. B. dhe tjetri E. Sh.

Sipas policisë, nga përplasja e dy makinave është dëmtuar një këmbësor ende i paidentifikuar, i cili ishte duke kaluar në rrugë.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ Abcnews.al