Përplasen dy makina në Shkodër, lëndohen 4 persona

schedule16:37 - 21 Shtator, 2021

schedule 16:37 - 21 Shtator, 2021

Katër persona janë lënduar këtë të martë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Shkodër.

Policia bën me dije se dy makina janë përplasur në aksin rrugor Hani  i Hotit–Shkodër, ky si pasojë janë plagosur drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjere.

Fatmirësisht të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 21.09.2021, në aksin rrugor Hani  i Hotit–Shkodër, në fshatin Omaraj,  automjeti  tip Nissan me drejtues shtetasin D. B., është përplasur me automjetin tip Volkswagen me drejtuese shtetasen O. Q.. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip  Volkswagen, konkretisht shtetasit  A. Q., dhe H. V.,  të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al